Një shqiptar u arrestua nga policia e Piacenza në orët e vona të kësaj të shtune, para një lokali.

Shqiptari i ndaluar për kontroll është 34-vjeçari B.E., person me precedentë penalë, i cili ishte dëbuar më parë nga shteti fqinj dhe i ishte ndaluar hyrja në Itali.

34-vjeçari ishte ndaluar në vitin 2018 i kapur me 60 gramë kokainë, ku pas dënimit me një vit burg, në 28 mars të këtij viti, ishte dëeuar nga Italia, duke u ndaluar që për pesë vite të mos lejohet që të hyjë në shtetin fqinj.

Por pas ndalimit, shqiptari u kap me pasaportë false dhe rezultoi se kishte hyrë në 20 shtator, nëpërmjet Belgjikës, ndërsa po qëndronte tek një mik i tij në Piacenza.

/Ora News.tv/