E kërkonin Atletico e United, yllin e Juventusit e duan në MLS

E kërkonin Atletico e United, yllin e Juventusit e duan në MLS

U duk se e ardhmja e tij ishte destinuar për të qënë në Katar, por rrugët e Mario Mandzukic kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Shumë zëra raportojnë se kroati i Juventusit po kërkohet nga një numër i konsiderueshëm klubesh në MLS-në. Kampionati amerikan i futbollit është rikthyer në një vitrinë të vërtetë për lojtarë që janë në perëndim të karrierës.

Gjatë verës, Mandzukic ishte në "lupën" e ekipeve si Manchester United dhe Atletico Madrid, por që në fund nuk arritën të bindin 33 vjeçarin. Ende nuk bëhen të ditura skuadrat që kanë shfaqur interes për kroatin, por fatet e tij duket se janë vendosur tashmë.

EMISIONET