E kërkojnë shumë skuadra, agjenti zbulon destinacionin e Elsi Hysaj

E kërkojnë shumë skuadra, agjenti zbulon destinacionin e Elsi

E ardhmja e Elseid Hysaj është kthyer në një telenovelë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është një nga emrat më të lakuar në tregun e futbollistëve, me Chelsea, PSG dhe Atletico Madrid që thuhet se kanë shfaqur interes konkret për të.

Por pavarësisht zërave të shumtë, agjenti i Hysaj ka deklaruar se e ardhmja do të vendoset kur të vijë koha dhe është e vështirë për t'u larguar nga Napoli.

"Elsi nuk është i shqetësuar tani për atë që do të bëjë vitin e ardhshëm. Ai është duke shijuar pushimet e tij, ai është shumë i qetë. Do të vendosim të ardhmen e tij kur të vijë koha, por mendoj se është e vështirë që ai të largohet nga Napoli".-tha Mario Giuffredi për "Radio Crc".

Klubi i Napolit i ka vendosur një klauzolë lirimi rreth 50 milion euro mbrojtësit shqiptar dhe kushdo skuadër që e dëshiron në ekip duhet të paguaj këtë shifër.



EMISIONET