Pas një përpjekje të diskutueshme, por të dështuar për të lënë Paris Saint-Germain në merkaton e verës, superylli Neymar ka shpjeguar pse ai kërkoi të largohej nga gjigantët francez.

27-vjeçari ishte afër kthimit te Barcelona në gusht pasi ai ia bëri të qartë PSG-së se dëshironte largimin nga klubi pas dy vjetësh.

Gjithsesi Neymar qëndrojë në Francë, por kjo nuk i pëlqeu tifozëve të PSG, të cilët e ofenduan në kor sulmuesin brazilian duke përdorur edhe banderolat denigruese ndaj tij.

Unë e kuptoj se si ndihen, por kërkoj nga ata që të më kuptojnë edhe mua. Kur nuk je i lumtur, çfarëdo pune që bën, përpiqesh të largohesh dhe të bësh një ndryshim. Kjo është ajo që doja të bëja, por në fund, qëndrova dhe tani do të bëj sa më mirë që mundem për ekipin.

"Jam i lumtur, do të jap maksimumin dhe do të tentoj të sjell trofe në Paris, veçanërisht në Champions League, kompeticion shumë i dashur për ne. Sezonin e kemi nisur mirë. Kam shënuar gola dhe e kam ndihmuar skuadrës të fitojmë. Shpresoj që të mbetet kështu gjatë gjithë sezonit dhe në fund të ketë vetëm buzëqeshje në Paris",tha Neymar për "Otro".

Braziliani ka shënuar katër gola në pesë ndeshje për kampionët e Francës deri më tani këtë sezon, edhe pse në javët e para nuk ka qenë në dispozicion të stafit teknik.

/Ora News.tv/