Zakonisht, këngëtarët padisin paparacët për imazhet që i bëjnë pa leje. Por për Jennifer Lopez po ndodh e kundërta.

Këngëtarja është paditur nga Splash Neës dhe Picture Agency për një fotografi që kanë realizuar dhe është publikuar pa lejen e tyre. Bëhet fjalë për një imazh në vitin 2017, të cilin JLO e postoi në Instastory.

Por këngëtarja mund ta pësojë pasi agjensitë kërkojnë  150,000 dollarë dëmshpërblim dhe pretendojnë se janë autorë dhe posedues ekskluzivë të fotografisë.

Në foto, duket këngëtarja dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez duke ecur të kapur për dore në rrugët e Neë York City.

“Konkretisht, Lopez ose dikush që vepron në emër të saj kopjoi fotografinë dhe e shpërndau në Instagram, përmes llogarisë @jlo, në një story të postuar më 7 nëntor 2017”, thuhet në dokumentet e gjykatës, sipas The Blast.

/Ora News.tv/