E frikshme, kamioni zë poshtë makinën, shpëton mrekullisht shoferi

Pronari i këtij automjeti duhet ta konsiderojë veten vërtet me fat, pasi edhe pse makina është shkatërruar terësisht ai doli me këmbët e veta prej saj.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet te kthesa e Kamzës, ku makina  është zënë poshtë nga një kamion.

Në kamionin tip "Mercedez" me targa të Fierit udhëtonin babë e bir, të cilët kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa 2 personat e tjerë që udhëtonin në makinën tip "Volksvagen" kanë marrë lëndime, ku janë dërguar për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para mësohet se ka qenë makina 'Volksvagen" me ngjyrë të kuqe që ka përplasur nga prapa me kamionin, dhe më pas është ndarë në dysh.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta por dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara e makinave të përfshira në përplasje.

Në vend ngjarje mbërriti policia e cila nisi hetimet për zbardhjen e aksidentit, por ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


EMISIONET