Shokuese/ E lëpiu qeni, burri humb këmbë e duar

Greg Manteufel i dashuronte qentë. Por pikërisht shoku i tij më i ngushtë ishte shkaktari për humbjen e këmbëve dhe të duarve.

Një bakter tepër i dëmshëm nga pështyma e qenit i shkaktoi burrit nga Wiskonsin një infeksion të radhë gjaku sa doktorët u detyruan ti prenin të katër gjymtyrët.

Raportimet nga Fox6 thonë se njeriu e ka marrë infeksionin pasi është lëpirë nga qeni.

Familja dhe mjekët e Greg Manteuful u troditën nga mënyra se sa shpejt u përhap sëmundja. 

Bashkëshortja e Greg u trondit pasi i shoqi u sëmur vetëm nqa një veprim i thjeshtë. Infeksioni u zbulua nga testet e gjakut që i shkaktoi bakterin ‘capnocytophaga’.

Kjo bëri që presioni i gjakut të Greg të binte dhe qarkullimi në gjymtyrët e tij të zvogëlohej me shpejtësi. Si përfundim, mjekët u detyruan ti prisnin gjymtyrët.

Doktor Silvia Munoz Prince tha se infeksioni është aq i rralle sa 99 % e njerëzve që mbajnë qen nuk e hasin kurrë këtë bakter.


EMISIONET