E dashura e Mozzik kërcënon fansen ...

Cifti më i përfolur i shoëbizit shqiptar, Mozzik dhe Loredana Zefi po korrin sukses me muzikën e tyre. Ata kanë disa kohë që kanë nisur romancën e dashurisë, por duket se nuk mungon xhelozia.

Reperi Getinjo ka publikuar momentin kur një fanse e tij nga Moska ka bërë emrin tatuazh. Loredana Zefi, sapo e ka parë postimin ka lënë një koment, deri diku kërcënues ku tregohet sa shumë e do dhe xhelozon për të dashurin e saj.

"Shyqyr që nuk e paska shkruar Mozzik se do të shkoja në Moskë për t'ja hequr me lazer”, shkruajti ajo.

Ndërkohë, Loredana ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën ‘Sonnenbrille’ në gjuhën gjermane dhe po pëlqehet shumë nga publiku.

EMISIONET