E bujshme/ Ylli i Kosovës drejt Skocisë, interes edhe në Francë e Belgjikë

E bujshme/ Ylli i Kosovës drejt Skocisë, interes edhe në

Merkato e verës pritet të jetë mjaft e nxehtë për futbollistët e kombëtares kosovare, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave më të mëdha në Kontinentin e Vjetër. Një prej lojtarëve që ka bërë mirë në këtë sezon që mbyllëm është Amir Rrahmani.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës ishte titullar në formacionin e Dinamo Zagreb, çka ka tërhequr vëmendjen e skautëve ndërkombëtar. Celtic është skuadra më e interesuar, me gjigantin skocez që shikon te Rrahmani mbrojtësin ideal për prapavijën e tyre. Por, sipas mediave belge, në gjurmët e 25 vjeçarit nuk janë vetëm skocezët.

Sipas asaj që shkruan "DH. Be.", për Rrahmanin ka edhe sirena belge e franceze. Standart Liege ka nisur bisedimet me Rrahmanin, por edhe Amiens ka ngjallur interes për të. Ish-mbrojtësi i Partizanit ka një kontratë me kroatët deri në qershor 2021 dhe kartoni i tij vlen nga 1.2 milionë në 1.7 milionë funte.

"Këtë verë, skuadra e Standardit do të përmirësohet ndjeshëm. Disa lojtarë do të largohen nga Sclessin dhe të tjerët do të mbërrijnë. Ky mund të ishte rasti i mbrojtësit të qendrës së Kombëtares kosovare, Amir Rrahmani. Ai ishte kapiten në ndeshjen e fundit kundër Malit të Zi dhe ka qënë 19 herë në fushë me kombëtaren. Rrahmani është në gjendje të luajë në krahun e majtë dhe në qendrën e mbrojtjes. Rrahmani, i cili ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon (tre gola dhe një asistim), është i duhuri për Standardin që ka hyrë në negociata me klubin kroat, i cili gjithashtu mund të llogarisë interesin e Amiens dhe Celtic Glasgow".-shkruan media belge.

Rrahmani është pjesë e Dinamo Zagreb që prej vitit 2016, ku u transferua nga Split. Në të kaluarën, 25 vjeçari është aktivizuar me Drenicën e Partizanin.

EMISIONET