E bujshme/ Ylli i Bayern Munich drejt MLS-së

E bujshme/ Ylli i Bayern Munich drejt MLS-së

Kampionati amerikan i futbollit, MLS është kthyer në një "magnet" të vërtetë për ata futbollist që kanë vendosur t'i japin fund karrierës futbollistike.

Një prej tyre është ylli i Bayern Munich, Arjen Robben, i cili është shumë pranë kalimit te Toronto FC. Skuadra amerikane ka vendosur të largohet nga "Allianz Arena" në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund eksperiencës dhjetëvjeçare te bavarezët.

35-vjeçari ka fituar shtatë tituj të Bundesligës, katër Kupat Gjermane dhe Ligën e Kampionëve.Interes për të ka shfaqur edhe Inter e PSV, por niveli më i ulët i futbollit përtej kontinentit duket se ka bindur Robben për të zgjedhur Toronton.

EMISIONET