Jo vetëm Kristi Vangjeli e Andi Lila. Tirana e këtij sezoni synon që të firmos me një tjetër ish-futbollist të kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Migjen Bashën, i cili duket se është gati për të nisur një eksperiencë të re. Pas vendimit për tu larguar nga kombëtarja shqiptare, 32 vjeçari ka humbur vendin në hierarkinë e klubit grek, Aris Selanik. Sipas mediave greke, Basha raportohet se është në bisedime me një ekip australian.

Por “Thessnews.gr” shkruan se Basha është në kontaktet edhe me klubin kryeqytetas, Tiranën. Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që mesfushori me përvojë të jetë gjithashtu në kampionatin e Zvicrës për të veshur fanellën e Lozanës, me të cilën ai hodhi hapat e parë si futbollist.

/Ora News.tv/