E bujshme, mediat e huaja zbulojnë fituesin e "Topit të Artë", CR7 jashtë podiumit

E bujshme, mediat e huaja zbulojnë fituesin e "Topit të

Edhe pse sonte në mbrëmje do të dhurohet çmimi i "Topit të Artë 2019" nga revista prestigjioze “France Football” pritet që fitues të jetë Lionel Messi. 

Në një listë të publikuar nga mediat prestigjoze sportive ne Europë shikohet se argjentinasi ka marrë votat më të shumta të gazetarëve në të gjitha vendet, të cilët e kanë përzgjedhur si më të mirin e vitit 2019. “Pleshti” ka arritur të marrë 446 vota, ndërsa mbrojtësi holandez Virgil Van Dijk 382 pikë. 

Mohamend Salah ka lënë pas Cristiano Ronaldon pasi ka grumbulluar 179 pikë kundrejt 133 pikëve të yllit të Juventusit. Duhet thënë se pas Ronaldos renditen dy lojtarë të tjerë të Liverpulit, të cilët fituan Ligën e Kampionëve, Alisson Becker dhe Sadio Mane.

E megjithatë, theksojmë se verdikti final do të jepet sonte në orën 20:05 në qytetin e Parisit në një mbrëmje gala.

EMISIONET