E bujshme, "klubi i shqiptarëve" kërkon Vedat Muriqin, ja vlera e bomberit

E bujshme, "klubi i shqiptarëve" kërkon Vedat Muriqin, ja

Vedat Muriqi është duke zhvilluar një sezon fantastik me Fenerbahcen në kampionatin turk të futbollit. 

Sulmuesi kosovar është një protagonist kryesor me golat dhe asistet e tij duke marr vëmendjen e shumë klubeve prestigjioze të Evropës. Së fundmi në garë për shërbimet e Muriqit ka hyrë edhe Lazio e cila këtë sezon është në 'valle' për titullin kampion në Serie A. 

Media prestigjioze italiane “Calciomercato” dhe ajo turke “Milliyet” shkruajnë se drejtuesit e klubit të Fenerbahçes kanë rritur vlerën e kartonit të 25-vjeçarit në 35 milionë €, rreth 15 milionë € më shumë se gjatë merkatos së janarit.

Lazio është etiketuar së fundmi si ekip shqiptarësh pasi me vanellën e bardhekaltërve ka luajtr disa nga shqiptarë si Etrit Berisha, Lorik Cana, apo Valon Berisha

EMISIONET