E bujshme/ Juventusi mendoi ta luante ndeshjen e Champions në Air Albania, ja pse u prishën planet

Ngjarjet e ditës së fundit në Itali dhe në Shqipëri sa i përket përhapjes së koronavirusit, kanë prishur një plan që do të kishte qenë më të vërtetë i bujshëm për vendin tonë.

Gazzetta dello Sport deklaroi një prapaskenë lidhur me duelin e Juventusit në Champions, kundër Lionit.

Sipas këtyre burimeve, drejtuesit bardhezi kanë provuar ta shtyjnë ndeshjen e kthimit të së martës së 17 marsit në një prej stadiumeve të Maltës dhe jo më në Torino.

Kërkesa kuptohet se është bërë për të pasur me vete një numër të caktuar tifozësh por përgjigjja ka qenë negative.

Faqja e Federatës Malteze të Futbollit, me anë të një komunikate ka nënvizuar se e ka shtyrë kërkesën e Juventusit për të luajtur me tifozë ndaj Lionit, edhe pse kjo deklaratë nuk ka marrë asnjë reagim nga klubi bardhezi.

Megjithatë nuk është vetëm Malta shteti ku Juventusi ka menduar të luajë ndeshjen e saj. Sipas Tuttosport, bardhezinjtë  menduan që ndeshja të zhvillohet në stadiumin Air Albania, ku do të kishin edhe një numër të madh tifozësh. Por, situata alarmante e koronavirusi që ka përfshirë vendin tonë, e bën të pamundur që kjo ndeshje të zhvillohet në këtë stadium.

EMISIONET