E ardhmja e Jose Mourinho është ende e paqartë.

Tekniku portugez nuk drejton një skuadër futbolli prej nëntorit të vitit të shkuar, duke ngjallur shumë dyshime rreth fatit të tij. Gjithsesi, zërat e merkatos për të nuk mungojnë, madje janë edhe të bujshëm. Të paktën këtë raporton sot "Don Balon" që e lidh emrin e "Special One" me një skuadër modeste në Spanjë.

Bëhet fjalë për ekipin  e Almeria, me gazetën spanjolle që shkruan se Mourinho do të ketë një takim me presidentin e klubit të La Liga 2, Turik-Al Sheikh. Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por gjasat janë që Sheikh t'i përpilojë një ofertë serioze për të ulur në krye të pankinës, Jose Mourinhon.

/Ora News.tv/