E bujshme/ E pranon agjenti, Milani në bisedime me mesfushorin shqiptar

E bujshme/ E pranon agjenti, Milani në bisedime me mesfushorin shqiptar

Milani e ka nisur vitin 2020 me një ritëm për tu admiruar pasi në katër takime përfshirë edhe Kupën e Italisë ka regjistruar 3 fitore dhe 1 barazim. 

Drejtuesit e klubit në këtë merkato janari po mundohen të përforcojnë skuadrën me emra cilësor. Në "lupën" e kuqezinjve është vënë edhe Adnan Januzaj. Këtë lajme ka konfirmuar agjenti i tij Dirk de Vriese në një intervistë për mediat italine.

“Mund të konfirmoj se kemi pasur bisedime me Milanin për transferimin e lojtarit aty. Sigurisht që klienti im do i thoshte “po” një kalimi te kuqezinjtë. Është një mundesi që ai mund të marrë vendin e Susos, në rast se ky i fundit largohet”, u shpreh Dirk de Vriese.

Januzaj po bën mirë në La Liga me skuadrën e Real Sociedatit duke qenë një pikë fikse në formacionin e klubit bask.

EMISIONET