E akuzuan se bleu mace me vlerë 35 mijë dollarë, reagon Justin Bieber: Merruni me gjuetinë pa leje!

Organizata për të drejtat e kafshëve, PETA po akuzon Justin Bieber se ka blerë dy mace ekzotike me vlerë 35 mijë dollarë.

Këngëtari vendosi të blejë dy mace Savannah, të cilat i quajti Sushi dhe Tuna. Sipas PETA, Justin nuk do t’ia dijë për kafshët e rrugës që jetojnë në strehë.

“Baby, baby, baby, jooooooo. Justin Bieber mund të frymëzojë fansat e tij në të gjithë botën për të shpëtuar një jetë duke adoptuar një mace nga një strehë kafshësh lokale - në vend se të nxisë kërkesën e rrezikshme për macet hibride, duke kontribuar në krizën e mbipopullimit të kafshëve dhe duke dëshmuar se kur bëhet fjalë për të ndihmuar kafshët , qëndrimi i tij deri më tani është ‘Nuk më intereson’”, tha zëvendës presidentja e PETA, Lisa Lange.

Sigurisht që nuk ka munguar reagimi i yllit të popit. Në disa postime në Instagram, Justin i kërkoi që të mos merreshin me të por me probleme më serioze që lidhen me kafshët.

“PETA ta shpif. PETA, fokusohu në probleme të vërteta si gjuetia pa leje dhe brutaliteti ndaj kafshëve. Ju më akuzoni se unë dua një lloj të vecantë maceje? Ju nuk e bëtë këtë gjë kur mora qenin tim Oscar dhe nuk ishte qen i shpëtuar nga rruga.. Cdo kafshë që kemi duhet të jetë patjetër i shpëtuar? Unë besoj në adoptimin e tyre, por gjithashtu mendoj se ka vend për preferenca. PETA, shko të ndihmosh për plastikën në oqean dhe lëri të qeta macet e mia të bukura”, shkruajti i sapomartuari.

EMISIONET