Dyshohej se ishte ekzekutuar, rishfaqet halla "e padukshme" e liderit korean

Halla "e padukshme" e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un u shfaq në publik për herë të parë pas 6 vitesh.

Mediat shtetërore postuan foto të 73-vjeçares Kim Kyong-hui  të ulur pranë Kim dhe bashkëshortes së tij Ri Sol Yu në një teatër të mbushur me njerëz në Pyongyang dje, e shtunë 25 janar.

Kim Kyong-hui është vajza e themeluesit të Koresë së Veriut, Kim Il-sung dhe motra e ish-udhëheqësit Kim Jong-il.

Ajo nuk ishte parë që kur burri i saj, Jang Song-thaek, xhaxhai dikur i fuqishëm i Kim Jong-un, u ekzekutua në vitin 2013 nga nipi për "vepra tradhtie".

Vdekja e burrit të saj ngjalli spekulime se vetë Kim Kyong-hui ishte viktimë e një spastrimi politik.

Oliver Hotham, redaktor në NK News, i cili mbulon ngjarjet në vendin tërheqës, tha se rishfaqja ishte një surprizë.

"Shumë vëzhgues të Koresë së Veriut kishin supozuar se Kim Kyong-hui kishte shkuar në mërgim ose mund të ishte vrarë pas vdekjes së burrit të saj," i tha ai Reuters.

"Shfaqja e saj pranë liderit të Koresë tregon se ajo mund të ketë marrë pozitat e saj, ndoshta si këshilltare".

"Është gjithashtu një kujtesë se sa e çuditshme dhe brutale është Koreja e Veriut. Në fund të fundit ajo është ulur pranë burrit që urdhëroi ekzekutimin e burrit të saj" tha  Oliver Hotham.

Kim Kyong-hui dhe burri i saj ishin lojtarët kryesorë brenda shtetit të Koresë së Veriut në kohën e ngjitjes së nipit të tyre në pushtet gati një dekadë më parë.

Kim pasoi babanë e tij si udhëheqës në 2011, dhe besohej gjerësisht se Jang Song-thaek ishte një nga mentorët e tij gjatë tranzicionit.

EMISIONET