Dy vite më parë luante në Superiore, kongolezi firmos te Barcelona

Kategoria Superiore shpesh është parë si "trampolinë" për tu transferuar në një klub të madh dhe shpesh ka rezultuar të ndodh.

Një gjë e tillë mund të thuhet edhe për Marveille Ndockyt, i cili 2 vite pas largimit nga Tirana ka bërë një hap cilësorë në karrierën e tij. Kongolezi ka firmosur për gjigandin spanjoll Barcelona.

Nuk dihet ende shifra që blaugranët kanë paguar për të huazuar 20 vjeçarin deri në fund të sezonit, me opsion blerjen përfundimtare para sezonit 2019-2020. Fillimisht ai do të bashkohet me klubin e dytë të Barcelonës.

Te kampionët në fuqi të Spanjës, Ndocky kaloi nga Getafe, e cila në verën e vitit 2017 e bleu nga Tirana për 600 mijë euro.



EMISIONET