Dy persona të prekur nga koronavirusi në Florida ndërruan jetë si pasojë e virusit.

Ky është rasti i parë jashtë shteteve të Washingtonit dhe Kalifornisë duke e çuar numrin total të viktimave në ShBA në 17.

Deri tani në ShBA janë regjistruar 330 raste të të prkurve nga koronavirusi.

Ndërkohë dhe Pennsylvania konfirmoi rastin e parë.

Ekspertët e shëndetësisë bëjnë thirrje që qytetatët të ndjekin udhëzimet për higjenën personale për të parandaluar sadopak përhapjen e virusit.

Mëngjesin e djeshëm Presidenti Donald Trump firmosi një paketë prej 8.3 miliardë dollarësh për të luftuar virusin.

/Ora News.tv/