Dy të plagosur nga një shpërthim në Austin

Dy të plagosur nga një shpërthim në Austin

Dy persona mbetën të plagosur nga një shpërthim në Austin të Teksasit të dielën, pas një serie sulmesh vdekjeprurëse me bomba në qytet.

Tre pako me bomba të lëna në prangun e derës kanë vrarë dy veta dhe plagosur dy të tjerë që nga fillimi i marsit.

Policia nuk ka konfirmuar nëse incidenti i së dielës është i lidhur me sulmet e mëparshme, por ka porositur  banorët të qëndrojnë brenda deri sa zona të jetë e sigurt.

Shpërthimi i fundit erdhi pak orë pasi zyrtarët njoftuan një shpërblim të ri prej 100,000 dollarë për informacion.

Shuma e parave i shtohet një tjetër shpërblimi prej  15,000 dollarë të vënë në dispozicion më herët  nga guvernatori i shtetit.

Të dy burrat e vrarë më parë këtë muaj ishin afrikano-amerikanë dhe policia nuk e përjashtoi racizmin si motiv të mundshëm.

Shefi i policisë Austin Brian Manley u tha gazetarëve se ai besonte se sulmet ishin "të destinuara për të dërguar një mesazh".

Ai tha se autoritetet nuk mundën të konfirmonin nëse një ideologji specifike ishte pas sulmeve, por u bëri thirrje atyre që ishin pas shpërthimeve për të kontaktuar drejtpërdrejtë autoritetet.


EMISIONET