Dy persona të shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje dhe kultivim të bimëve narkotike janë kapur në Krujë.

Policia informon se në pranga ranë:

-G.K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në ngarkim të tij ka caktuar masën "Arrest me burg" për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike"e kryer në bashkëpunim.

-N.A., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale" Vjedhja".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/