Dy persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e një 40 vje֛çari shqiptar. trupi i pajetë i të cilit u gjet në në një kanal në Lievegem të Belgjikës më 20 nëntor.

Autopsia zbuloi se ai ishte vrarë me armë. Edhe dy të arrestuarit janë shqiptarë, njëri prej tyre është arrestuar në Francë.

40 vjeçari, trupi pa jetë i të cilit ishte mbështjellë me plastikë dhe ishte hedhur në kanal, u gjet nga një çiklist.

Autopsia zbuloi se kishte disa plagë me armë zjarri, dhe policia federale po heton për vrasje.

Njëri nga të dyshuarit, një 29 vjeçar shqiptar u arrestua sot nga policia franceze. Më pas i është dorëzuar policisë në Belgjikë.

Ndërkohë 37 vjeçari tjeter shqiptar u arrestua më 20 shtator në Knokke, shkruajne mediat belge.

/Ora News.tv/