Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë në rajonin e Firences, pasi janë kapur me 8 kg heroinë.

Teksa policia kishte ngritur postbllok, shoferi i automjetin një 25 vjeçar shqiptar, bëri manovrime të çuditshme në përpjekje për t'iu shmangur kontrollit.

Megjithatë, gjithçka ishte  e pasuksesshme, pasi u ndalua menjëherë nga policia.

Që prej fillimit, kur u pikas nga policia, i riu tregoi shenja nervozizmi, shenjë kjo e zakonshme tek shitësit e lëndëve narkotike. Kjo sjellje bëri që policia të ushtronte kontrolle të mëtejshme në makinën e tij. Gjatë operacionit, karabinierët zbuluan se në mjetin tip "Fiat Punto", ishin modifikuar pjesë të posaçme për transportimin e drogës.

Brenda mjetit në dy vende të ndryshme u gjetën 1.1 kg heroinë.

Hetimet nuk u kufizuan vetëm me kërkimin e makinës, por edhe në vendbanimin e 25 vjeçarit shqiptar, në gjendet në qytetin e afërt të Greve në Chianti.

Në shtëpi, e shndërruar në një lloj laboratori për paketimin e drogave, ishte një 33 vjeçar, gjithashtu shqiptar, i cili u ndal më vonë nga policia.

Forcat e rendit zbuluan edhe 7.2 kg heroinë, materiale për presimin e drogës, peshore elektronike, përzierës, materiale për paketimin e dozave.

Lënda narkotike u konfiskua së bashku me makinën dhe apartamentin. Është llogaritur se nëse droga do të ishte vendosur në treg do të kishte sjellë përfitime prej 400 mijë euro për tregtarët e drogës. Të dy shqiptarët u arrestuan dhe u transferuan në burgun Sollicciano në Firence.


/Ora News.tv/