Më e vogla e klanit Kardashian & Jenner, Kylie ka disa kohë që përflitet për shtatzëni të mundshme me të dashurin Travis Scott por nuk ka folur asnjëherë publikisht për këtë rast.

Ishte motra e saj e madhe, Khloe, e cila në një intervistë për ‘Ellen’ bëri sikur nuk di asgjë dhe i tha moderatores të ftojë 20-vjecaren për të marrë një përgjigje.

Pritet që javën e ardhshme të vijë seria e rradhës e familjes së tyre, ku Kylie duhet të jetë e pranishme. Në promo kanë thënë se do ketë dy raste ku lajmet janë shumë të mëdha.

Kylie nuk mori pjesë në kartolinën e përvitshme të familjes që të urojë festat për të gjithë botën, por duket se është gati për të dhënë lajmin e madh se do bëhet nënë.

Mbetet për tu parë nëse do konfirmohet gjithcka apo ka qenë një ndër mënyrat për të tërhequr vëmendjen e audiencës.


/Ora News.tv/