Dy javët e fundit të sezonit turistik, Loka: Policia do vazhdojë monitorimin e plazheve

Dy javët e fundit të sezonit turistik, Loka: Policia do vazhdojë

Drejtori i Departamentit për Sigurinë, Gjovalin Loka, i shoqëruar nga Drejtoresha për Kufirin dhe Migracionin Durrës inspektoi sot  plazhin e Spillesë dhe të gjithë vijën bregdetare të Durrësit.

Loka ka konstatuar se masat  shtesë po zbatohen në terren me korrektësi nga punonjësit e policisë, ku përgjatë këtij sezoni nuk është shënuar asnjë ngjarje e rëndë kriminale.

Teksa kanë mbetur edhe dy javë deri në mbyllje të sezonit turistik, Drejtori Loka theksoi në një prononcim për median se janë marrë një sërë masash  në kufi për krijimin e lehtësirave ligjore  për kthimin, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore, si dhe në të gjitha akset rrugore do ketë prezencë të shtuar të Policisë Rrugore me qëllim disiplinimin e qarkullimit për mos krijuar bllokime nga parakalimet e gauara , si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Loka garantoi se policia do të vazhdojë të monitorojë edhe pjesën e mbetur të sezonit turistik veror për të garantuar rend dhe siguri për pushuesit.

Njëkohësisht strukturat e policisë së Kufirit dhe Migracionit, do të vazhdojnë të monitorojnë mjetet lundruese, argëtuese që qytetar të ndryshëm i përdorin gjatë sezonit turistik veror.

EMISIONET