Thënia popullore “bëj si thëm unë, e mos bëj si bëj unë” duket se është moto e punës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kur ja do do puna, ai shfaqet, si njeriu i thjeshtë i popullit që ndan me ta hallet e përditshme që kanë me të vërtetë banorët e Tiranës.

Për ca vota, për pak PR dhe ca tendera ai u vu disa kohë më parë vetë në krye të nismës për promovim të lëvzjes me biçikleta.

Aty ku duhej e ku s'duhej, përdoruesve të rrugës u mori një pjesë dhe ua dedikoi biçikletave.

Dhe pavarësisht debateve që shkaktoi deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

Për ti shuar këta zëra, nën shembullin e politikanëve nordikë, Veliaj herë pas herë sigurohej që kamerat e bashkisë ta kapnin duke udhëtuar me biçikletë.

Por kur mendon se është jashtë vëmendjes, Veliaj tregon se nuk e ka aq shumë qjef biçikletën sidomos kur shkon në zyrë.

Gazetarja: Zoti Veliaj mirëmëngjes. Kemi 3 ditë që po ju presim për t’ju pyetur për problemin e qytetarëve. Shumë rrugë janë të pashtruara.

Erion Veliaj: Do i ndjek të gjithë rrugët por jo nën presion.

Dy rrotakun e merr vetëm kur shkon tek zyra e Edi Ramës me të cilin këtë të mërkurë ishin njëkohësisht në dy vende në të njëjtën  kohë.

Kamerat fokusuan mbërritjen e kryetarit Veliaj së bashku me nënkryetarin Mazniku. Në të njëjtën kohë në një video të postuar live në facebook Veliaj shfaqet i shoqëruar me Ramën në një shtëpi në Zall Herr.

Por kur e pyet për këtë dualitet Veliaj nuk preferon të përgjigjet.

Përkundrazi në vend të një kryeqytetasi tregohet kërcënues.

Dhe ky nuk është rasti i parë. Veliaj tregon se nuk i ka qejf gazetarët, ndaj nuk nguron dhe të kërcënojë

“Do ta dhjes më keq po vazhdove” i thotë Veliaj gazetarit të Ora News Elio Laze.

Me këto sjellje duket se Veliaj ka nevojë të këshillohet, ose vizitohet për të përballuar nervat e stresin, ndoshta nga puna e tepërt.

Ose ndoshta nga udhëtimet e shpeshta. News 24 në investigimin e bërë zbuloi se tre herë në muaj kryebashkiaku ka udhëtuar me avion jashtë vendit.

/Ora News.tv/