Dvorani: Do të qëndroj në detyrë, Meta nuk ka kompetencë të merret me mandatin tim

Dvorani: Do të qëndroj në detyrë, Meta nuk ka

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të emërohet pasardhësi i tij në Gjykatën e Lartë.

Deklaratën gjyqtari e ka bërë në përgjigje të  kërkesës së KLGJ për të dhënë shpjegime lidhur me pretendimin e Presidentit të Republikës për mbarimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Kreu i KED është shprehur se Meta nuk ka kompetencë të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë përfshirë edhe mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Dvorani është shprehur se do të qëndrojë në detyrë derisa të emërohet pasardhësi ndërsa ka shtuar se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka për kompetencë emërimin e gjyqtarëve dhe jo zëvendësimin e tyre.

Pak ditë më parë, presidenti ilir meta njoftoi Këshillin e Lartë Gjyqësor se Ardian Dvorani ka humbur çdo të drejtë për të vijuar funksionin edhe si Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përgjatë pjesës së mbetur të vitit 2020, pasi i ka mbaruar mandati si anëtar në Gjykatën e Lartë.

Pas marrjes së kërkesës nga presidenti, KLGJ i kërkoi shpjegime anëtarit të gjykatës së lartë javën e kaluar. Dvorani kërkoi kohë për tu përgjigjur ndërsa të hënën dorëzoi edhe argumentet e tij me shkrim.

Kreu i Shtetit në letrën e tij theksoi se Ardian Dvorani, i ka mbaruar mandati në shkurt të vitit 2014. presidenti dhe kryetari i KED janë përfshirë prej muajsh në një betejë me deklarata dhe padi në prokurori lidhur me emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

EMISIONET