Durrës: Video kur rrëzohet pema e zë poshtë kalimtarët

Dy këmbësorë mbetën të plagosur lehtë në Durrës, pasi një degë palme u këput dhe ra mbi ta.  E gjithë ngjarja u filmua nga një kamera sigurie.

Asnjë prej këtyre personave nuk e kuptoi deri në momentin kur kjo degë palme i zuri poshtë.

Dy prej tyre mbeten të plagosur nga ngjarja që ndodhi në kryqëzimin e Lulishtes "1 Maji" në qytetin e Durrësit.

E gjitha është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi.

Në vendngjarje siç tregojnë pamjet ndodheshin një grua dhe një vajzë e mitur.

Fatmirësisht shpëtuan pa lëndime ashtu si edhe disa këmbësorë të tjerë.

Të plagosurve u është dhënë ndihma e parë nga kalimtarët e rastit dhe më pas janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën.









EMISIONET