Durrës, skaneri zbulon pakon me heroinë brenda në makinë

Durrës, skaneri zbulon pakon me heroinë brenda në makinë

Një pako me peshë rreth 500 gr, me lëndë narkotike, e dyshuar heroinë është sekuestruar gjatë kontrollit të një makine në portin e Durrësit.

Droga u gjet pas skanerit  që i është bërë mjetit tip Renault, me drejtues shtetasin N. K.

 Pas skanimit të mjetit, në brendësi të tij është dalluar një pako, e dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike.

"Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 pako, me peshë rreth 500 gr, me lëndë narkotike, e dyshuar heroinë. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 35 vjeç, banues në Durrës" informoi sot policia e Durresit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

EMISIONET