Durrës, shtyhet sërish gjyqi për Alket Hatinë

Durrës, shtyhet sërish gjyqi për Alket Hatinë

Seanca gjyqësore për Alket Hatinë është shtyrë sërisht. Shkak për këtë është bërë mosardhja e përgjigjes nga shteti italian.

Alket Hatija po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati.

Gjyqi i të mërkurës (22 nwntor) u zhvillua pa praninë e medias. Më herët në seancën parardhëse mbrojtja për Hatinë ka deklaruar se drejtësia italiane nuk njeh vendimet e gjykatave shqiptare, ndërsa Hatia e ka vuajtur dënimin për të cilin kërkohet nga pala italiane.

Alket Hatija u arrestua më 8 korrik të kwtij viti me urdhër të Prokurorisë së Durësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga drejtësisë italiane për shkak të një një dënimi me 20 vjet burg, të lëshuar nga Gjykata e Apelit në Milano ne vitin 2015 për veprën penale te trafikimit ndërkombëtar te lëndëve narkotike.

Më 11 korrik, Prokuroria kërkoi masën e “arrestit me burg” me qëllim ekstradimin e tij, por që u la i lire nga gjyqtari Petraq Çuri, duke i dhënë masen detyrim paraqitje, me argumentin se në dosjen e Hatijas mungonte një kërkesë e Ministrië së Drejtësisë. Prokuroria e çoi cështjen në gjykatën e Apelit, duke paraqitur si prove edhe kërkesën e ministrit të Drejtësisë për aplikimin e masës shtrënguese “arrest me burg” për qëllime ekstradimi.

Alket Hatija u arrestua për here të parë në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane, pasi akuzohej se ishte pjesë e një organizate kriminale kriminale në drejtim të trafikimit të qindra kilogramë heroinë në Itali. Çështja u transferua në Shqipëri për gjykim, ku pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, dënim të cilin e kreu të plotë në Shqipëri.

EMISIONET