11 kilogramë heroinë u kap në Portin e Durrësit në makinën e 50 vjeçarit nga Presheva që jetonte në Zvicër. Agim Sulejmani, përfundoi në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar vendin ku u mor droga e destinacionin.

Agim Sulejmani, 50 vjec, nga Presheva, por banues në Zvicër përfundoi në pranga për tentativën e trafikut ndërkombëtar.

Lënda narkotike e ndarë në 25 pako ishte fshehur në gomën rezervë të kësaj makine.

50 vjeçari po dilte nga Shqipëria me mjetin tip Opel, kur në vijën e dytë është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm.

Qeni anti drogë ka zbuluar fillimisht praninë e lëndës narkotike.

Kontrolli më pas ka zbuluar heroinën të fshehur brenda gomës rezervë dhe vendit ku ajo vendose në makinë.

Agim Sulejmani, është vënë në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa hetimi vijon për të zbuluar vendin ku u mor droga dhe destinacionin e saj.

Gjithashtu po hetohet për persona të tjerë të përfshirë në tentativën e trafikut të heroinës përmes Portit të Durrësit.



/Ora News.tv/