Durrës, makina përplas për vdekje 36-vjeçarin me biçikletë

Durrës, makina përplas për vdekje 36-vjeçarin me

Një 36-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasi me iniciale E.H., i cili teksa po udhëtonte me biçikletë u përplas nga një makinë ford focus.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të makinës, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

EMISIONET