Një 60-vjeçar nga Kosova u mbyt në plazhin e Durrësit duke e çuar në 4 numrin e pushuesve përtej kufirit që kanë humbur jetën në bregdetin shqiptar këtë sezon turistik.

Një tjetër turist nga Kosova humbi jetën në plazhet shqiptare.

Një 60-vjeçar u mbyt duke u larë në plazhin e Durrësit këtë të hënë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00.

Dyshimet jane se 60-vjeçari u mbyt, por do të jetë ekspertiza ajo që do të zbardhë shkaqet vdekjes.

Më herët një 73-vjeçar nga Kosova u mbyt në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ngjarje pas të cilës Ora News ngriti si shqetësim mungesën e rojeve bregdetare.

4 turistë nga Kosova kanë humbur jetën në bregdetin shqiptar në më pak se 10 ditë.

Veç dy turistëve në Durrës, dy pushues të tjerë mbi 70 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e atakut kardiak në Shëngjin e Velipojë.

Ndërsa në Vlorë, viktima e parë e sezonit turistik ishte një 72-vjeçar nga Tirana.

Thuajse në të gjithë vijën bregdetare të vendit ka kulla të ngritura, por mungojnë rojet bregdetare, ndërhyrjet e të cilëve mund të shpëtojnë jetë në plazhe.

viktimat_ne_plazhe

/Ora News.tv/