Vidhet e digjet makina në Durrës

Një makinë u vodh dhe u dogj gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Autorët ende të paidentifikuar morën kasetafonin e mjetit dhe i vunë flakën për të humbur gjurmët.

Një makinë është djegur pjesërisht në qytetin e Durrësit.Ngjarja u regjistrua gjatë orëve të para të mëngjesit.

Mjeti  tip " Renault Megana" në pronësi të një gruaje banuese në Shijak ishte i parkuar pranë stadiumit ‘Niko Dovana’.

Automjeti fillimisht është dëmtuar me sende të forta dhe më pas është grabitur.

Autorët ende të paidentifikuar mësohet të kenë çmontuar aksesorët e kroskotit dhe kanë marrë kasetofonin.

Më pas ata i kanë vënë flakën mjetit si formë për të humbur gjurmët.

Pronarja e mjetit në dëshminë e parë në Policia ka thënë se nuk ka konflikte me asnjë person.

Një grup hetimor i Policisë së Durrësit thotë se po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Djegia e qëllimshme e makinave, është një fenomen i përhapur gjërësisht në disa qytete shqiptare, dhe gjithmonë është lexuar një mesazh paralajmërues për pronarin.

Por pjesa më e madhe e rasteve të zjarrvënies së qëllimshme mbeten pa autorë, pasi flakët dëmtojnë gjurmët e autorëve në vendngjarje.

Në rastet e pakta kur autorët janë zbuluar, kjo ka ndodhur falë dëshmive të pronarëve të mjeteve të djegura apo provave të tjera si kamerat e sigurisë.

EMISIONET