Durrës, dy persona dhunojnë çiftin e të moshuarve në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitallë të Durrësit, ky të moshuar janë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e dy të moshuarve në lagjen 15, ku autorët kanë hyrë në banesë, por nuk kanë vjedhur asgjë.

"Më datë 04.03.2019, rreth orës 19:35, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë shkuar shtetasit B.Y., 70 vjeç dhe Th.Y., 70 vjeçe , banues në lagjen 15 Durrës,  jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar", sqaron policia.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave,  identifikimin dhe kapjen e  autorëve

EMISIONET