Policia e Durrësit ka parandaluar në kohë një ngjarje që mund të kishte përfunduar me viktima. 

Referuar njoftimit të policisë bëhet e ditur se në Rrashbull, djali kishte mbyllur dhe kërcënonte me thikë babanin në një dhomë të shtëpisë.

Ishte motra e autorit, S.Z, 35 vjeç , ajo që njoftoi policinë dhe bëri denoncimin, ndërsa dyshimet janë se autori ka probleme të shëndetit mendor.  Mësohet se teksa policia ishte përpjekut të negocionte me 35-vjeçarin, ai nuk kishte pranuar dhe kishte qëlluar me levë të atin.

Viktima e sulmit, S.Z., 66 vjeç iu dha ndihma e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Shtetasi S.Z. (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë  për ta vrarë. Policia ka negociuar më  shtetasin S.Z  që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur  Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri  të atin me thikë për ta vrarë. Nga  ana e uniformave blu të dëmtuarit,  shtetasit S.Z., 66 vjeç,  iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën”- informon policia.

Autori, shtetasi S.Z., 35 vjeç  është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për " Dhunë në familje"

/Ora News.tv/