Krim i rëndë në familje, burri vret me thikë gruan në sy të djalit të mitur

Krim i rëndë në familje, burri vret me thikë gruan në

Një tjetër grua u vra në mënyrën makrabe nga bashkëshorti në banesën e familjes në periferi të Spitallës.

Hazbije Kuka u qëllua disa herë me thikë në kraharor nga burri i saj, Adratiku, i cili pas vrasjes është në arrati.

Një nga goditjet i ka prekur zemrën 36 vjeçares duke rezultuar fatale për të renë, që vdiq teksa dërgohej në spital nga vëllezërit dhe djali i mitur.

Djali 8-vjeçar mësohet se ka qenë dëshmitar i krimit tragjik që sipas familjarëve të autorit mund të ketë si shkak xhelozinë.

"Më datë 19.07.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr.15, Durrës, shtetasi A.K.,ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij shtetasen H.K., rreth 36 vjeçe, e cila u transportua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra,"-raporton policia.

Vrasja për xhelozi - Hazbije Kuka kishte filluar punë si edukatore pak kohë më parë dhe kjo e kishte bërë xheloz burrin shofer.

Krimi sipas burimeve është paraprirë nga një sherr i ashpër në familjen Kuka, ku nën zë flitet se dhuna mes çiftit ka qenë e përsëritur.

Autori i ngjarjes i shpallur në kërkim, është lokalizuar dhe pritet arrestimi i tij nga momenti në moment.

"Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij nga policia e Durrësit. Policia e ka lokalizuar vendndodhjen e tij. Pritet nga momenti në moment arrestimi. Aty ndodheshin edhe fëmijët sepse ka qenë në orët e mesditës, kur të gjithë anëtarët ndodheshin në shtëpi. Kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë dhe kanë dërguar në spital nënën e tyre”,- raporton gazetari i RTV Ora, Leonidha Musaj.





EMISIONET