Pandemia i dha goditje të fortë turizmit, ndërsa ka larguar vizitorët nga muzetë dhe sitet arkeologjike. Për të gjallëruar këto destinacione,  operatorëve turistikë në Durrës do tu jepen bileta falas për turistët.

5000 bileta falas për të vizituar Amfiteatrin dhe muzeun Arkeologjik u janë shpërndarë bizneseve të hoteleri-turizmit në Durrës.

Nisma e Ministrisë së Kulturës synon të gjallërojë sitet arkeologjike dhe të mbështesë operatorët që sjellin e akomodojnë turistë!

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Kulturës dhe kryebashkiakja në detyrë e Durrësit në mjediset e muzeut arkeologjik.

''Fatkeqësisht tërmeti që ka prekur edhe këtë muze ku jemi sot dhe më pas më tepër pandmeia bëri që të ndryshonin totalisht të gjitha dinamikat e politikave që kishim menduar për këtë vit. Tashmë jemi fokusuar në një mbështetje sidomos për bizneset lokale.''

Ndërkohë çmimi i biletës për këto dy site të rëndësishme në Durrës ka pësuar ulje për të gjithë vizitorët.

''Mendojmë fort që ky duhet të jetë viti që do sjelli më shumë turistë lokalë në sitet tona, të cilët nuk duhet të jenë të stepur nga një tarifë sado simbolike, sepse tarifat janë parë përsëri dhe janë kthyer në tarifa shumë më të ulëta se sa ka qenë më përpara.''

Kjo nismë për të çuar falas turistët drejt muzeve apo zonave arkeologjike pritet të shtrihet në disa qytete të vendit.

/Ora News.tv/