Një 32-vjeçar, banues në Turqi është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve".

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi I.A., ka tentuar të kalojë kufirin në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës me dokumenta të dyshuara të falsifikuara.

"Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I.A., 32 vjeç, banues në Turqi, për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve", pasi ka tentuar të kalojë kufirin në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës me dokumenta të dyshuara të falsifikuara.", njofton policia.

/Ora News.tv/