Durrës, 280 pasagjerë të tragetit përjetojnë momente tmerri në det të hapur

Durrës, 280 pasagjerë të tragetit përjetojnë momente

Plot 280 pasagjerë të tragetit "Rigel 1" kanë kaluar tre orë ankthi në det të hapur mbrëmjen e shkuar.

Kapiteni i portit Taulant Allka bëri me dije se një problem me paketën e Kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari, ka bërë që trageti të pësojë black out në orën 03 të mëngjesit.

Kapiteni ka ndezur manualisht një prej motorëve duke sjellë energjinë elektrike për pasagjerët e traumatizuar e në panik. Kapiteni i Tragetit ka qëndruar për rreth 3 orë në det te hapur deri sa te bëhej e mundur ftohja e motorëve për të ndërhyrë në riparimin e defektit në sistemin e kontrollit.  

Por aspak favorizues nuk ka qenë as moti. Si rezultat i erës se fortë trageti është zhvendosur drejt Barit ndërsa ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit.

Avaria e pësuar ka bërë që pasagjerët të qëndrojnë në det të hapur deri në riparimin e defektit, një pjesë e të cilëve e kane denoncuar tek autoritetet italiane.

Guardia di Finanza dhe roja bregdetare italiane kanë qenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast rrezik mbytjeje.

Rreth orës 6 të mëngjesit trageti është nisur pas vënies në funksion e riparimit të defektit. Pritet që trageti të ankorohët në orën 16 në portin e Durrësit me 280 pasagjerët dhe 40 automjetet qe gjenden në të.

EMISIONET