Dukej si një vrasje e thjeshtë, por policia mëson për kultin e alienëve

Dukej si një vrasje e thjeshtë, por policia mëson për kultin

Një grua në Pensilvani është dënuar me 40 vite burg për vrasjen e të dashurit të saj.

Sipas saj gjithçka u shkaktuar nga një kult jashtëtokësor online.

Barbara Rogers u shpall fajtore për vrasjen e Steven Mineo në vitin 2017. Dhe të hënën 42-vjeçarja u dënua me 15-40 vite burg.

Ajo çfarë ndodhi në 15 korrik 2017 në apartamentin e çiftit pranë Tobyhanna është shqetësuese.

Rogers  telefonoi policinë dhe i njoftoi për të shtënat.

"I dashuri im kishte një armë. Më tha mua ta mbaja dhe të shkelja këmbëzën. Oh Zot ai ka vdekur,"-u tha ajo policëve.

Rogers rrëfeu se ishte në dhomën e gjumit me Mineo kur ai i tha asaj ta qëllonte atë, duke i vendosur armën në duart dhe duke i thënë asaj të tërhiqte këmbëzën.

Në fillim dukej si një vrasje e thjeshtë por më pas hetuesit gjetën shpejt një histori të çuditshme, që përfshinte një kult jashtëtokësorësh. Çifti ishin ndjekës të Sherry Shriner, udhëheqëse e një kulti online në Ohajo që përqendrohej tek alienët dhe fundi i botës.

Rogers tha gjatë gjyqit se Mineo ishte mërzitur me problemet brenda grupit, ndaj i kërkoi asaj ta qëllonte.

Sipas mediave, gruaja rrëfeu se i dashuri i saj mendonte se udhëheqësja ishte " një zvarranik" që pretendonte se ishte njeri.

Por Shiner i kishte thënë Mineos se Rogers ishte e pushtuar nga djalli.

"Kur djalli u shfaq tek ajo, nuk e di nëse ishte një demon apo hardhucë, apo të dyja bashkë, një njeri nuk e ka atë forcë mbinatyrore,"-tha Shiner në një intervistë në 2017.

Konflikti në çift filloi kur Rogers shkroi mesazhe në Facebook duke folur për dëshirat e saj për mishin e kuq dhe preferencën për biftekë jo të pjekur mirë. Shriner besonte se mishi i kuq ishte një shenjë se një person ishte në fakt reptil: “Ka vetëm disa lloje të njerëzve që vdesin për mish të gjallë, sepse ata dëshirojnë gjakun”.

Sipas mediave Shriner ndante mesazhe përmes shkrimeve online, videove dhe podkasteve, por mohoi të ishte udhëheqëse e "kultit".

 

EMISIONET