Duka: Zgjidhja politike nuk vjen nga importi, duhet sistem proporcional rajonal me korrektim kombëtar

Duka: Zgjidhja politike nuk vjen nga importi, duhet sistem proporcional rajonal

Në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje për krizën politike, partitë e grupimit të qendrës së djathtë kanë zhvilluar takime me Ambasadorë të OSBE dhe BE në Tiranë.

Kreu i PPA-së, Agron Duka, duke folur rreth takimeve me Borchardt dhe Sorecën , tha se të gjithë janë të mendimit që zgjidhja duhet kërkuar nga brenda dhe jo importi.

Duka: Gjithë shqiptarët e presim një zgjidhje, se ne jemi fokusuar gjithmonë në zgjidhje importi, nga ndërkombëtarët. Nga takimet që kemi pasur me ndërkombëtarët, edhe zotin Soreca, të gjithë ishin të një mendimi, ju zgjidhjen duhet ta kërkoni ndërmjet jush. Ka ardhur koha pas shumë vitesh që të kërkojmë zgjidhjen mes forcave tona politike, ndërmjet atyre që e krijuan këtë krizë. Duket sikur jetojmë në dy Shqipëri, njëra qeveris dhe vazhdon e qetë, mendon se nuk ka krizë, jetë normale. Dhe tjetra, opozita që jemi ne, që themi ky vend është në krizë.Unë mendoj se njëra nga këto nuk ekziston, kush ka të drejtë nuk e di. Nuk besoj se përqëndrimi i pushteteve në një drejtim të mund të qetësojë situatën, nëse do të flasim me gjuhën e mazhorancës se për mua është krizë, përkundrazi do ta thelLojë atë. Sa më shpejt që të arrihet të sheshohen  këtë probleme, të arrihet një negociim, të arrihet një marrëveshje, aq më mirë është për të gjithë.

Sa i takon reformës zgjedhore, Duka thotë se ky sistem ka dështuar.

Duka: Ky lloj sistemi duke qenë me lista të mbyllura krijon pushtetin e njëshit të partive të mëdha duke emëruar njerëz sipas interesave të tyre.Kryetari i PS vazhdon të artikulojë se ky sistem është më i miri. Duket se nuk ka vullnet ta ndryshojë këtë. Ne  mendojmë të japim kontributin tonë që të ndryshojmë sistemin zgjedhor që nesër në parlament të vinë njerëzit që votohen dhe jo ata që emërohen.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për Shqipërinë është një sistem proporcional rajonal me korrektim kombëtar,.

Duka: Kemi propozuar një sistem me lista të hapura që mund të jetë proporcional rajonal me korrektim kombëtar, këtu ka elementë mazhoritar, se duke qenë me lista të hapura votohen edhe njerëzit brenda partive. Nuk besoj se me këtë lloj sistemi mund të kemi të ardhme, sepse nuk është përfaqësues.


EMISIONET