Duel me të shkuarën, Moçka do tre pikët, Daja: Ja ku qëndron vështirësia jonë

Duel me të shkuarën, Moçka do tre pikët, Daja: Ja ku

Skënderbeu-Flamurtari është një tjetër klasike e javës së parë të Kategorisë Superiore. Korçarët dhe vlonjatët zbresin në fushën e blertë të shtunën e 24 gushtit, me synimin e vetëm, 3 pikët. Përpara transfertës mjaft delikate, në konferencën për shtyp kanë dalë dy futbollistët e kuqezinjve, Shpëtim Moçka dhe Ardit Hoxhaj.

Moçka: "Po është e vërtetë. Është një rikthim pas 5 vitesh. Për mua është një emocion i madh që kthehem në shtëpinë time, në Vlorë. Shpresoj që të bëjmë një sezon të mirë bashke me ekipin. Mendoj se do të synojnë që të luajmë sa më lirshëm. T'ia lëmë fushës së lojës. Ne luajmë pa presion. Presioni bie mbi ekipin kundërshtarë. Edhe të dalim me një pikë nuk do të ishte keq."

Hoxhaj: 
"Të luash kundër Flamurtarit është gjithmonë e vështirë dhe besoj se ata e kanë vlerësuar këtë ndeshje. Do të synojmë që të dalim me rezultat pozitiv, nuk duhet të fshihemi mbas faktit se kemi vetëm 10 ditë stërvitje. Do bëjmë maksimumin. Nuk kemi presion për rezultat, por besoj se do të dalim mirë."

Edhe në repartin kundërshtarë situata nuk mund të konsiderohet e mirë, pasi Skënderbeu vjen moralisht i dobët pas lajmit që mori nga CAS këtë verë. Sidoqoftë trajneri Daja, edhe pse pranon se ekipi i tij nuk është në formën e tij më të mirë të mundshme kërkon nga skuadra që të tregohet pragmatist në takimin ndaj vlonjatëve.

Ilir Daja: "Vështirësia qëndron në faktin se është ndeshja e parë e kampionatit. Flamurtari është i riformatuar plotësisht. Ne kemi pasur shumë pak ditë në dispozicion për të përgatitur këtë start. Edhe kur ditët janë të mjaftueshme, ekipi nuk futet me gjendjen maksimale që në ndeshjen e parë dhe jo më për 3 javë, pas dy muaj e ca pushi të gjejsh formën optimale. Në fund të stërvitjes së sotme do të vendosim se kush do të jetë në fushë."

Skënderbeu-Flamurtari do të luhet nesër në stadiumin "Skënderbeu" në orën 19:00.

EMISIONET