“Duaj, të të duan”, Miley Cyrus thumbon ish-të dashurën dhe ish-bashkëshortin

Jeta e dashurisë për Miley Cyrus nuk po shkon aspak mirë. Brenda një kohe të shkurtër, ajo i dha fund dy historive të ndryshme.

Mëngjesin e së dielës, këngëtarja Miley Cyrus u zgjua pranë dy kafshëve të saj. Zgjimin me ta e konsideron si mënyrën më të mirë për të nisur ditën.

Me anë të një fotografie në Instagram, ajo bëri një shkrim dedikuar dashurisë që duket se thumbon ish-të dashurën Kaitlynn dhe ish-bashkëshortin Liam Hemsëorth.

“Të zgjohesh e rrethuar nga kafshët është mënyra ime e preferuar e fillimit të mëngjesit. Unë kujtohem menjëherë për të dashur pa kushte. Pjesa më e mirë e kafshëve është se atyre nuk ju interesojnë detajet. Ata jetojnë me rregullin e artë: Duaj dhe Të të duan. Asgjë në mes. Asnjë pyetje që lidhet me shëndetin, karrierën, talentin, racën, moshën, seksin. Ata të duan 100 herë më shumë! Gjithçka që duan është të kujdesesh për të dhënë besnikëri dhe besueshmëri. (më kujtojnë dikë)”, shkruajti këngëtarja.


EMISIONET