Dua Lipa: Ja pse performanca e Miley Cyrus ishte kaq e veçantë në Kosovë

Dua Lipa: Ja pse performanca e Miley Cyrus ishte kaq e veçantë

Dua Lipa bëri të mundur që këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus të performonte në Prishtinë në festivalin Sunny Hill.

Lipa, e cila organizoi festivalin së bashku me babain e saj, Dukagjinin tregoi për ET se si e mori Cyrus për të performuar në Kosovë.

"Ajo është mbretëreshë!"-tha Lipa. "Unë thjesht bisedova me të dhe e pyeta nëse do të vinte. Jam shumë falënderuese ndaj saj sepse në Kosovë ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë artiste ndërkombëtare si Miley që bëri gjithë atë show.”

Këngëtarja është jashtëzakonisht krenare për origjinën e saj dhe kjo është arsyeja kryesore për krijimin e Sunny Hill.

Ndërsa vlerësoi performancën e Cyrus.

"Jo vetëm se ajo erdhi, por dhuroi atmosferë. Njerëzit humbën mendjen e tyre. Ajo ishte kaq e mirë dhe është një natë për tu mbajtur mend,"-shtoi 23-vjeçarja.

EMISIONET