Lokal me “drita të kuqe” në Belsh, pranga fierakut që shfrytëzonte 5 vajza dhe shiste kokainë

Lokal me “drita të kuqe” në Belsh, pranga fierakut që

Një 43-vjeçar nga Fieri kishte ngritur në Belsh një bazë të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së drogës. Edmond Çipllaka u vu në pranga pas denoncimit të qytetarëve. 5 vajza të moshave të ndryshme u proceduan për ushtrim prostitucioni.

Një lokal në Belsh ishte shndërruar në bazë të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Veprimtaria e paligjshme kishte rënë në sytë e qytetarëve, të cilët e kanë denoncuar në polici.

Në kuadër të operacionit të koduar "Liqeni", policia vuri në pranga 43 vjecarin nga Fieri Edmond Çipllaka, i cili dyshohet se qëndronte në krye të grupit të shfrytëzimit të prostitucionit.

5 vajza të moshave të ndryshme që shfrytëzoheshin në lokalin e Fierakut u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale "Prostitucion".

Gjatë kontrollit policia sekuestroi 14.7 gr kokainë dhe një peshore që përdorej për ndarjen e lëndës narkotike që sipas të dhënave u ofrohej klientëve.

Ndërkohë veç akuzave për prodhim e shitje të narkotikëve", "Shfrytëzim të prostitucionit"  dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", 43-vjeçari akuzohet edhe fshehja e të ardhurave, pasi sipas policisë pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokal.

Policia, thotë se vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

EMISIONET