Dritë mbi të shkuarën, një udhëtim në kujtesën e gjallë

Dritë mbi të shkuarën, një udhëtim në

Artistja kosovare Alketa Xhafaj mbledh historitë e individëve që humbën lirinë apo jetën e tyre nëpër burgjet e diktaturës komuniste në një instalacion artistik më 9 maj, në ditën e Europës.

Artistja vizuale nga Kosova, Alketa Xhafa, nis sot projektin "Edhe muret kanë vesh". Ajo udhëton në gjithë Shqipërinë për të mbledhur rrëfimet e të mbijetuarve nga burgjet dhe kampet e internimit nën diktaturë dhe për t'i bërë bashkë në një instalacion që prezantohet më 9 maj në ditën e Europës.

Xhafaj: Vepra që unë propozoj është një hap drejt shërimit të plagëve shoqërore dhe psiqike

Por kuratori Klod Dedja shton se projekti do të përfshijë edhe historitë e krahut tjetër, e shkaktarëve të dramave.

Dedja: Kjo nuk është një projekt unisens, është një projekt shumëdimensional ku në qendër është figura njerëzore që ka gabuar dhe ka mësuar nga gabimi.

Simon Mirakaj udhërrëfyesi i Xhafës në këtë udhëtim do donte që ky projekt t'i krijojë hapësirë edhe historive për kampet e pasluftës si Kampi i Tepelenës, aty ku vdekja ishte një realitet i përditshëm.

Mirakaj: Kampet nga 45-54 kanë qenë kampe shfarrosëse

Për jehonën ndërkombëtare të projektit ka menduar Kristale Ivezaj Rama, e nxitur nga historitë e paraardhësve të saj. 

Kristale Ivezaj Rama: "Kemi njerëz me histori të jashtëzakonshme. Ne kemi heronj mes nesh. Kemi në krah zotin Mirakaj që është një hero i gjallë. Këto histori duhet t'i dëgjojnë edhe ata që nuk dinë shqip. Prandaj projekti ynë do të jetë edhe në anglisht që njerëzit kudo në botë të kenë mundësi t'i dëgjojnë."

Kristalja e cila drejton në Londër galerinë "The Balkan Artists "Guild", u bën thirrje njerëzve që kanë çfarë të tregojnë, t'i bashkohen projektit "Edhe muret kanë vesh".

EMISIONET