Drejtori i policisë Fier sqaron sherrin: Si iu mor arma policit

Drejtori i policisë Fier sqaron sherrin: Si iu mor arma policit

Drejtori i policisë së Fierit Andon Marko ka sqaruar ngjarjen në urgjencën e spitalit të Fierit, ku dy persona u plagosën me armë, ndërsa dy të tjerë me sende të forta.

Ai deklaron se personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë identifikuar, ndërsa thotë se një prej personave i përfshirë në sherr i ka marrë armën policit të patrullës duke qëlluar me armë mbi personat e tjerë.

Drejtori i Policisë, Andon Marko: Personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë të identifikuar. Në momentin që personat e dëmtuar kanë ardhur në spitalin e Fierit ka ndodhur një incident, ku policit të patrullës i kanë marrë armën nga brezi dhe ka qëlluar ndaj  dy personave që ata kishin konfliktin e mëparshëm. Kemi shoqëruar dy persona dhe po punojmë për kapjen e dy të tjerëve. Kjo ngjarje po hetohet, për tu zbardhur plotësisht.  Janë qëlluar dy persona me armë dhe dy janë dëmtuar me sende të forta.

EMISIONET