Drejtori i gazete të madhe spanjolle ka rënë nga karrigia e tij gjatë një interviste live në televizion.

Bieito Rubido Ramonde, drejtori i gazetës së tretë më të madhe në Spanjë, ABC, po intervistohej nga spikeri i lajmeve argjentinas Eduardo Feinmann në kanalin e lajmeve të Amerikës Latine, A24.

Ramonde ngrihet nga karrigia e tij për të përshëndetur ngrohtësisht  spikerin. Ndërsa spikei i thotë se është kënaqësi e madhe që ka ardhur në studio ndodh ngjarja komike.

Shefi i ABC-së ulet në cep të karriges dhe rrotat e saj lëvizin duke e hedhur në tokë.

Spikeri i thotë: "Kini kujdes...!" Megjithatë ishte tepër vonë.

Menjëherë ai shkon për ta ndihmuar dhe Ramonde, i skuqur në faqe detyrohet të japë një buzëqeshje të zymtë.

/Ora News.tv/